Home POLITIKE ”Turi i...

”Turi i Mirënjohjes” në Kukës, Rama: Task-Forcë për të ndihmuar bashkitë me çështjet e pronave

37
0

Në Kukës ku ndaloi për ”Turin e Mirënjohjes”, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të ngrihet një Task-Forcë e Kryeministrisë për të ndihmuar kryesisht bashkitë në veri të vendit me regjistrimin sa më shpejt të tokave.

Sipas Ramës, ligji 2020 i qeverisë së tij i jep mundësinë qytetarëve të bëhen pronarë të tokës së tyre me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njëri-tjetrin. Dhe sipas kreut të qeverisë, në veri ka plot zona ku njerëzit nuk kanë sherr me njëri-tjetrin për pronat.

”Sot kemi marrë një hap të parë dhe besoj që brenda maksimumi dy javësh në qeveri do kalojmë një vendim për të kaluar një Task-Forcë e cila do merret vetëm me këtë punë. Do jetë një Task-Forcë e Kryeministrisë për të ndihmuar bashkitë e Kukësit, të Tropojës, Malësisë së Madhe, të Shkodrës, për një pjesë të territorit që ka dhe bashki të tjera që kanë këto probleme në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave. Kjo do të thotë që ata njerëz që i kanë tokat, që i punojnë tokat, por që në mungesë të titujve të pronësisë nuk marrin dot një subvencion, nuk marrin dot një grant, nuk marrin dot një kredi, nuk bëjnë asnjë transaksion, as nuk e shesin dot”,-tha Rama.

Këtë mërkurë, Këshilli i Ministrave ka marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me çështjen e pronave. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se prona që është e lirë do t’u kthehet ish-pronarëve, kurse për atë që është e zënë do të ketë dëmshpërblim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit