Home Aktualitet Turqia i tund...

Turqia i tundon për pushime, por destinacioni i preferuar për kosovarët mbetet Shqipëria

33
0

Qershori shënon hapjen e sezonit turistik në vendet bregdetare. Për shqiptarët e Kosovës, Shqipëria për vite të tëra ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet e verës. Liberalizimi i vizave që u jetësua në janar të këtij viti, ka shtuar destinacione të reja. Sipas agjencive turistike në Kosovë vendet e zonës Shengen si Greqia, mbesin të kërkuara për fundjava, ndërkohë që dominon kërkesa për pushime edhe ne Turqi.

Shqipëria mbetet akoma si destinacioni kryesor i pushimeve për shumë kosovarë. “Për atë mungesë që ne patëm nga janari deri në prill në brigjet e Durrësit, Shëngjinit dhe komplet brigjeve të Shqipërisë, tashmë ky deficit, po kalon në suficit turistik, që realisht është një numër i madh i qytetarëve të Kosovës që edhe për 2024 pushimet verore do t’i kalojnë në Shqipëri”, shprehet Ruzhdi Kurtishaj, udhëheqës i agjencisë turistike.

”Për shkak të ofertës ekonomike, Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës, jo vetëm për shkak të afërsisë dhe gjuhës, por edhe për shkak të shërbimeve dhe çmimeve”, tha ai.

Pushuesit nga Kosova e kryesuan listën e turistëve në Shqipëri. Sipas statistikave përgjatë vitit 2023, nga Kosova hynë mbi katër milionë persona ose rreth 43% e numrit të përgjithshëm të turistëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit