Home Aktualitet U arratis ish...

U arratis ish-deputeti i PS, Alqi Bllako?

1148
0

Pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, por duket se nuk ka asnjë shenjë nga arrestimi i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se policia pasi ka shkuar në banesën e Bllakos, në zonën e Tiranës së Re, për ta arrestuar, ish-deputeti nuk ka rezultuar në banesën e tij.

Iku apo e lanë të ikte?!

Versioni i arratisjes gjithsesi mbetet një spekullim për momentin, por zyrtarët më të lartë të policisë kanë disa orë që kanë ndërprerë çdo komunikim me gazetarët.

Tymnajën e shton më shumë një postim i avokatit të Alqi Bllakos në Instagram, që ka nxjerrë foton nga një avion me mesazhin: Përqafime!

Gazetarja Anduena Llabani, ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Alqi Bllako nuk është arrestuar, por mund të jetë arratisur nga vendi.

“Nëse do të flasim për arrestime nuk është më lajm që Bllako është arrestuar. Deri tani që po flasim, Alqi Bllako nuk është i arrestuar.

Kam komunikuar me drejtues të policisë, avokatin dhe familjarët.

Familjarët pretendojnë se zoti Bllako ndodhet këtu dhe po merret në pyetje nga policia dhe prokuroria. Ndërsa drejtues të policisë, thonë që ai duhet të ishte paraqitur në polici. Policia po bën kontrolle.

Informacioni i fundit është që zoti Bllako e ka lënë vendin, është larguar nga Shqipëria. E them me përgjegjësi të plotë”, tha Llabani.

Ndërkohë nuk ka asnjë deklaratë nga Policia e Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit