Home Sporti U dëmtua ndaj...

U dëmtua ndaj Bragës, Napoli mbetet një muaj pa Rrahmanin

55
0

Amir Rrahmani u detyrua të dilte nga fusha pas 13 minutash lojë ndaj Bragës. Mbrojtësi kosovar në fakt pësoi një lëndim të shkallës së ulët në muskulin gjysmëmembranoz të kofshës së majtë.

Kampionët e Italisë kanë dalë me një njoftim për gjendjen e mbrojtësit: “Rrahmani iu nënshtrua testeve instrumentale të cilat evidentuan një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka nisur procesin e rehabilitimit”.

Rrahmani pritet të mungojë për rreth një muaj. Rikthimi i tij mendohet të ndodhë pas pauzës, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve (në mes të tetorit). Rudi Garcia humbet një nga qendërmbrojtësit e tij titullarë për disa ndeshje, ku mes tyre dhe duelin e Championsit ndaj Real Madrid.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit