Home Aktualitet U hodhën nga ...

U hodhën nga kati i 6-të, nesër i jepet lamtumira çiftit shqiptar! Flet e motra: I çonte çdo ditë ushqim te klinika psikiatrike

599
0

Çifti shqiptar, Florind Belliu dhe Ornela Shehi, do të përcillen të mërkurën për në banesën e fundit. Ceremonia mortore për çiftin e bashkëshortëve që u hodhën nga kati i 6-të i pallatit ku banonin, do të organizohet nga komuniteti shqiptar në New York. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa ishin në pritje të fëmijës së tretë pasi e ndjera Ornela Shehini ishte shtatzënë. Motra e së ndjerës, Migena, ka zbuluar se Belliu vuante nga çrregullimet mendore dhe kishte kohë që ja kishte bërë jetën të vështirë bashkëshortes. Ajo ka treguar se 35-vjeçari ndodhej i shtruar në klinikë psikiatrike dhe Ornela shkonte çdo ditë, i dërgonte ushqim.

Shkrimi i plotë

E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa i shkruar dy fjalë për motrën time, për engjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork.

Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë.

Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ”engjëll”, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit