Home Aktualitet U kapën me lë...

U kapën me lëndë të mëdha eksplozivi dhe granata, gjykata jep vendimin për 3 të arrestuarit në Durrës

20
0

U kapën me lëndë të mëdha eksplozivi dhe granata, gjykata jep vendimin per arrest me burg për 3 të arrestuarit në Durrës, Barim Flora , Jemin Flora, Ardjan Gjoka.

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” tre të arrestuarit e operacionit “Binomi”, të cilët u kapën në tentativë për të trafikuar eksplozivë, armë dhe municione.

Bëhet fjalë për shtetasit Barim Flora, person me precedent penalë, Ardjan Gjoka dhe Jemin Flora, që të tre banues në Tiranë.

Ata u kapën në një makinë pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës pasditen e 1 qershorit, teksa policia thotë se ishin nën hetim prej gati një muaji për përfshirje në trafikimin e lëndëve eksplozive dhe municioneve, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit.

Në makinën ku udhëtonin tre burrat policia sekuestroi  1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;  2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol, 3 granata dore luftarake.

Ndërsa më herët në kuadër të hetimit, është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatorë dhe një sasi municioni luftarak.

Eksplozivët dhe municionet do të shiteshin në tregun e zi të armëve që më pas kryesisht përdoren për ngjarje të rënda kriminale.

Policia ka dyshime për një rrjet të mirëfillte trafiku, ndaj duke u treguar e rezervuar në detaje thotë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë.

Vetëm në harkun e një jave janë shënuar dy raste të tritolvënies në Lushnje dhe Shijak ku u sulmua banesa e kryetarit degës së të Partisë Demokratike.

Veçse për të dërguar mesazhe paralajmëruese, sulmet me bombë janë përdorur nga grupet kriminale edhe për eliminimin e kundërshtarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit