Home Ekonomi Ulet parashik...

Ulet parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.5% nga BERZH

36
0

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në raportin e fundit rajonal. Sipas BERZH, ekonomia vendase tashmë pritet të zgjerohet me 2.5%, ose 0.5 pikë përqindje më pak se pritshmëria në muajin shtator.

Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Mali i Zi, me 3.3%, i ndjekur nga Kosova me 3%. Ndërsa Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut pritet të zgjerohen me 2%.

Për vitin 2022, BERZH vlerëson se ekonomia vendase është rritur me 3.7%. Ecurinë më të mirë ekonomike në 2022 e shënoi Mali i Zi (6.3%), por që vjen pas një rënieje më të fortë në periudhën e pandemisë. Bosnja është zgjeruar me 4%, , Kosova me 3.2%, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia me 2.3%.

Rritja e ekonomisë shqiptare pritet të përshpejtohet lehtë në 2024, në 3.3%, parashikon BERZH.

Sipas raportit, prodhimi në rajonin e BERZH pritet të rritet me 2.1 për qind në vitin 2023 pasi çmimet e larta të gazit dhe inflacioni i vazhdueshëm do të ndikojnë negativisht mbi perspektivën ekonomike. Parashikimi aktual përfaqëson një rishikim në rënie krahasuar me skenarin bazë të publikuar në shtator 2022, megjithëse është më i fortë se në skenarin e mëparshëm të rënies, i cili supozonte se nuk do të kishte furnizim me gazin rus.

Rritja pritet të përshpejtohet deri në 3.3 për qind në vitin 2024, gjerësisht në përputhje me vlerësimet e zgjerimit potencial afatmesëm.

Shtetet e Europës Juglindore kanë qenë elastike ndaj goditjeve, por kanë përjetuar ritme rritjeje dukshëm më të ulëta në gjysmën e dytë të 2022. Pritet një rritje prej 1.5 për qind në 2023, duke u përshpejtuar deri në 3.1 për qind në 2024.

Ndërsa rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor u moderua në vitin 2022, konsumi i familjeve rezultoi i qëndrueshëm. Rritja në vitin 2023 pritet të ngadalësohet në 2.2 për qind duke reflektuar kërkesën e dobët të jashtme, inflacionin e vazhdueshëm të lartë dhe kushtet më të shtrënguara të financimin. Rritja pritet të rritet deri në 3.4 për qind në vitin 2024

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit