Home Aktualitet United fiton ...

United fiton me përmbysje spektakolare derbin ndaj City-it (VIDEO)

116
0

Manchester United ka arritur një fitore spektakolare 2-1 me përmbysje në derbin ndaj City-it. Ishte një duel shumë emocionues, që dhuroi një futboll të bukur, por që në fund do të nxirrte triumfues skuadrën e ten Hag.

Në pjesën e parë, asnjë prej skuadrave nuk do të arrinte që të gjente golin. Në minutën e 60-të, pas një dalje të bukur nga De Bruyne, belgu shërben në zonë për Grelish, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar me kokë brenda zonës. Asnjë shans reagimi për portierin de Gea, që e shoqëron me sy në rrjetë.

Manchester United reagoi mjaft mirë, madje dhe duke arritur që të përmbyste rezultatin për 3 minuta. Në minutën e 79-të, Rashford merr një top të bukur edhe pse ndodhej në pozicion të parregullt, sulmuesi nuk e prek duke ia lënë Bruno Fernandes që vjen nga një pozicion i rregullt për të shënuar.  3 minuta më pas, Garnacho dhuron spektakël në zonë dhë më pas shërben në zonë për Rashford, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në kuadrat.

United me këtë fitore mban vendin e tretë me 38 pikë, 1 më pak se City, ndërkohë që Arsenali qëndron e qetë në krye me 44 pikë dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit