Home Aktualitet Valbona Zhupa...

Valbona Zhupa, emërohet në krye të ATSH-së

230
0

Valbona Zhupa është emëruar drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Zhupa zëvëndëson në këtë detyrë Armela Krasniqin, e cila u zgjodh si kryetare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Valbona Zhupa ka përfunduar studimet në vitet 1996-2000 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Filologji, Dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Në vitin 2001-2004 ka publikuar shkrime, botime dhe intervista të ndryshme në organe të medias së shkruar si: Mehr Licht, ALEPH, Suplementi Social-Kulturor i gazetës ”KORRIERI”. Gazeta “Shekulli”, MILOSAO-Gazeta Shqiptare.

Po ashtu ka mbuluar marrëdhëniet me shtypin për aktivitetin “Tirana International Film Festival –TIFF” (2003-2004). Në 2001-2004 ka punuar në gazetën “Zëri i Popullit”, gazetare kulture dhe sociale. Në vitet 1999–2001, gazetare kulture dhe sociale tek gazeta “Koha Jonë”.

Në vitin 2001-2011 ka punuar drejtoreshë e Zyrës së Shtypit/ Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në bashkinë e Tiranës. Në periudhën 2013-2016 ka qenë zv.drejtoreshë dhe drejtoreshë e Informacionit pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Nga nëntori 2016 e në vazhdim Valbona Zhupa ka punuar shefe e redaksisë së emisioneve tematike dhe autore e emisionit “Qyteti im” pranë Televizionit Publik Shqiptar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit