Home Aktualitet Vdekja e dy a...

Vdekja e dy adoleshentëve në aksidentin në Durrës. Arrestohet dhe shoferi i çiklomotorit, ishte i dehur

35
0

Vdekja e dy adoleshentëve, dy ditë më parë në Durrës, dyshohet se erdhi si pasojë e gjendjes së dehur të shoferit që përplasi çiklomotrin, por dhe shoferit që drejtonte këtë të fundit.

Drejtuesi i çiklomotorrit, djali i të cilit humbi jetën së bashku me një të mitur tjetër në aksidentin e Shkozetit, u arrestua këtë të enjte.

Të dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjendje të dehur. Specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xhulio M., 22 vjeç dhe Sokol K., 47 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi natën e vonë të 8 shkurtit në rrugën “Bajram Tusha”, në Shkozet, lagjja nr.14 e Durrësit 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari.

Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Franc K. 16 vjeç, djali i drejtuesit të çiklomotorrit dhe u dëmtua rëndë shtetasi Daniel H., i cili humbi jetën më vonë në spital. Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar edhe shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit