Home Aktualitet Veliaj: Parti...

Veliaj: Partia me dy koka Berisha-Meta, ka dy programe. Një për ata që i kanë gënjyer, një për ata që duan të gënjejnë

34
0

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 2 në kryeqytet, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Berisha dhe Meta kanë dy programe, siç ka edhe dy koka. “Një program e kanë për ata që i kanë rrejt, që është Shkodra, një program tjetër e kanë për ata që duan me rrejt”, theksoi Veliaj.

“Nëse këta thonë që transporti bëhet falas dhe Tirana ka 20 linja autobusi në qytet, plus 19 rrethqytetase, bëjnë 39. Shkodra ka vetëm një linjë, laj-thaj. Pse nuk e bëjnë falas atë linjë? Të na tregojnë se aty ku ata qeverisin, kështu behet, që ta bëjmë edhe ne të tjerët. E keni vënë re që ata kanë dy programe? Një forcë me dy programe, siç është dy koka, Saliu me Ilirin. Një program e kanë për ata që i kanë rrejt, që është Shkodra, një program tjetër e kanë për ata që duan me rrejt.

Një parti normale ka vetëm një program. Ne po mbjellim pemë në të gjithë Shqipërinë, se është një program. Besojmë te ideja se duke mbjellë pemë, nuk mbjellim sherr dhe duke mbjellë dashuri dhe mirëkuptim është më mirë se duke mbjellë inat dhe debat. Ju kujtohet e vetmja gjë që bënë falas ata? E mbani mend tortën e Pavarësisë, i mbani mend kazanët, govatat, legenat, kacitë, sapllaket? Vërtetë falas ishte, por zgjati pak dhe ishte shumë e shëmtuar”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit