Home Aktualitet Veliaj: Sot ë...

Veliaj: Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, por dhe Këshillin Bashkiak

122
0

Vetëm me votën për këshillin mund të vijojmë projektet transformuese të Tiranës së gjeneratës së ardhshme! Në takimin e madh përmbyllës të fushatës së kryeqytetit, zhvilluar në Parkun Olimpik, Erion Veliaj, tha se po vota për anëtarët e Këshillit Bashkiak është po aq e rëndësishme për Tiranën sa ajo për drejtuesit e rinj të bashkive. Vetëm me shumicën socialiste në Këshillin Bashkiak, tha Veliaj, mund të merren vendimet e ardhshme të rëndësishme transformuese të Tiranës.

“Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, sot është jetike vota për numrin 2, Partinë Socialiste dhe Këshillin Bashkiak. Sot është e rëndësishme vota për Këshillin Bashkiak. Sot, ne kemi mbështetjen absolute të qeverisë dhe të Edi Ramës, por na duhet vota për këshillin bashkiak që të kemi mundësi t’i përfundojmë punët e Tiranës. Përpara pak ditësh mbajtëm premtimin tonë për zonat rurale, hapëm tregun agroushqimor, për t’u siguruar që nuk ka monopol mbi frutat dhe perimet. Ajo votë është në Këshillin Bashkiak. Sot ne do të hapim Piramidën e Tiranës si epiqendra digjitale teknologjike që çunat dhe gocat tanë të mësojnë punët e së ardhmes. Ne sot jemi gati që të shpallim fituesin për Pallatin e Ri të Konventave në “Bulevardin e Ri”, për Polin e Drejtësisë, për Prokurorinë e Përgjithshme, për Gjykatën e Lartë, për Muzeun e Artit Modern dhe për Bashkinë e re, për t’i dhënë “Bulevardit të Ri”, shansin të jetë shtylla kurrizore e Tiranës, në 100 vitet e Tiranës që shkon vetëm përpara. Sot, me ndihmën e qeverisë së Edi Ramës, ne kemi shpronësuar të 5 terrenet për shkollat e reja në “Astir” dhe para pak ditësh hapëm çerdhen e parë”,-u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj tha edhe se “Ejani ta përfundojmë Unazën, ejani ta përfundojmë Kopshtin Botanik, një hapësirë që mezi presim në njësinë 5 ta çojmë deri në fund. Eja të përfundojmë shkollat në Astir, eja të përfundojmë Bulevardin e Ri dhe ta bëjmë këtë qytetin e ëndrrave tona”,-e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit