Home Aktualitet Vendimi/ Nga ...

Vendimi/ Nga 2 janari hyrja në Malin e Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ

137
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja anti-covid për hyrjen në Malin e Zi. Duke filluar nga data 2 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri drejt Malit të Zi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

Gjithashtu kërkohet vërtetim se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë. Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit