Home Aktualitet VIDEO/ 14 Maj...

VIDEO/ 14 Maji, Meta: Integriteti dhe pastërtia e kandidatëve tanë i shton ankth dhe marrëzi palës tjetër

20
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta flet edhe njëherë tjetër për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit. Meta shkruan në një postim në Facebook, se koalicioni “’Bashkë Fitojmë” është në një garë ku integriteti dhe pastërtia e kandidatëve i shton ankthet dhe marrëzitë palës tjetër”, referuar Partisë Socialiste.

“Jemi në një garë ku superioriteti, integriteti, pastërtia e kandidatëve tanë, përveç programeve të tyre mjaft tokësore, realiste, të realizueshme, përveç fushatës së tyre të mrekullueshme duke i takuar qytetarët, tashmë ka bërë një diferencë, e cila vetëm i shton ankthet palës tjetër dhe marrëzitë.

Natyrisht që ne do të vazhdojmë ta thellojmë këtë diferencë, duke ruajtur këtë pozitivitet të jashtëzakonshëm të fushatës sonë, këtë transparencë të jashtëzakonshme të fushatës sonë dhe duke promovuar vlerat më të larta të qytetarisë dhe të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e lënë pas dore në bashkitë tona gjatë këtyre katër viteve. Bashkë Fitojmë!”, ka shkruar Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit