Home Editorial Video editori...

Video editorial i “Koha Jonë”: Rama të na thotë i pari lajmin!

74
0
Video editorial i “Koha Jonë”: Rama të na thotë i pari lajmin!
Video editorial i “Koha Jonë”: Rama të na thotë i pari lajmin!

Video editorial i “Koha Jonë”: Rama të na thotë i pari lajmin!

Rama të na thotë i pari lajmin!

Nga Daniel Muçaku- kryeredaktor i KOHA JONE

Bota po zien nga triumfi i talebanëve në Afganistan, ndonëse kishte mijëra trupa të NATO-s dhe amerikane në veçanti.

Me mijëra po tentojnë të ikin nga Afganistani. Pamjet që kanë pushtuar mediat botërore ku afganët turren duke u kapur tek rrotat e avionit në nisje, kanë pushtuar krejt rruzullin tokësor.

Ajo që po ndodh në Afganistan mbetet e tmerrshme.

Shqiptarët solidarizohen me marrjen nga qeveria shqiptare të qindra apo mijëra afganë, pjestarë të forcave ndihmëse të NATO-s apo qw punonin pranw amerikanëve.

Natyrisht ata e kanë kaluar vetingun si persona, pasi perderisa ishin përzgjedhur nga shërbimet e specializuara amerikane, e kanë notën e sigurisë edhe për vendin tonë.

Por ajo që bie në sy dhe krijon një përceptim të gabuar nga publiku shqiptar është se pse kryeministri shqiptar nuk iu shpjegohet hapur dhe live popullit shqiptar për vendimin që ka marrë me Amerikanët?

Asnjë nuk është kundër ardhjes së afganëve në Tiranë dhe Durrës, pasi vetë si popull kemi emigruar me mijwra vetw drejt brigjeve të Italisë. Apo mijëra të tjerë shqiptarë duke kaluar natën kufirin për jetë me të mirë.

Ndaj ardhja e afganëve, apo një pjese të elitës së tyre intelektuale, mirëpritet nga populli ynë.

Por jo që lajmi tju vijë shqiptarëve nga mediat e huaja e më pas kryeministri shqiptar të detyrohet të thotë se “PO”, i kam pranuar afganët.

Lajmi për ardhjen e afganëve në Shqipëria u zbulua pak ditë më parë nga gjiganti mediatik britanik “Reuters”, ndërsa u konfirmua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili theksonte se “Nuk i themi ‘jo’ SHBA-së”.

Kryeministri shqiptar shkroi se “Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”, bëri me dije Rama një ditë më parë.

Kaq ishte njoftimi por me pas asnjë institucion shqiptar nuk njofton se si do veprohet, natyrisht për pjesën që duhet të dijë publiku.

Nuk po themi për emrat e afganëve, por sa veta do vijnë etj etj duhet ti bëhen të njohur shqiptarëve.

Natyrisht që kryeministri vendos, por ai duhet të njoftojë edhe qytetarët e tij, sepse në fund të fundit ata janë vendimmarrrësit.

Imagjoni sikur të mos ishin dakort populli dhe të zhvillohej protesta si dikur për armët kimike.

Ndaj informimi duhet për publikun shqiptar.

Zeri Amerikes njofton se një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Sot, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndërsa ripostonte një Tëitter të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me qytetarët afganë që duan të largohen nga vendi i tyre, theksoi dhe një herë se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë, duke shtuar se “ne jemi krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre”.

Por së pari kryeministri, ministrat dhe zyrtarët që merren me këtë cështje afgane duhet të informojnë shqiptarët.

Ndryshe kjo konvertohet si një lojë politike se qeveria do, por krejt populli nuk do!

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit