Home Aktualitet VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Koha të ngrihemi fuqishëm”, Berisha: Rama ka destinacion Beogradin jo Brukselin

56
0

Në Qytetin Studenti, ku është edhe shtatorja e Azem Hajdarit, kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinjtë e jo vetëm, ku u fol për figurën e misionin e tij në këtë 24 vjetor të vrasjes. Berisha tha se është koha që thërret me të gjithë forcën çdo të ri dhe qytetar, që të rikthejmë në Shqipëri Europën.

”Rama sot me Vuçiçin bën më shumë se ç’bëri Ramizi me Millosheviçin. Ishte një dështim i tmerrshëm historia e ish-kryetarit sepse ardhja e tij prezupozohej ardhja e një gjenerate, supozohej një ndryshim gjenerazional. Studentët u dërrmuan të shtunën në darkë dhe të diuelën u rikthyen në beteje.

S’kemi alternativë tjetër vetëm të ngrihemi fuqishëm dhe do të jetë e sigurt vetëm me firmën tuaj, firmën e rinisë. Vepra e Azem Hajdarit uroj të ju frymëzoj ju dhe shqiptarët për të ecur në rrugën europiane. Sot ka Bashkim Europian, por Rama preferon Beogradin. Është kohë që thërret me të gjithë forcën çdo të ri dhe qytetar të rikthejmë në Shqipëri Europën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit