Home ShowBiz VIDEO/ Olta &...

VIDEO/ Olta ”kërcënon” Luizin që nuk ia var: E bëj të mos çohet nga krevati…!

1068
0

Prej disa ditësh, Luizi nuk ka komunikim me Oltën. Kjo e fundit nuk po e përjeton mirë dhe nga ana tjetër, as shumica e banorëve nuk po e mbështesin aktoren. Teksa Olta dhe Qetsori po gatuanin dhe po bisedonin në kuzhinë, Luizi i cili ndodhej në oborr, hyri brenda dhe u ul përballë tyre.

Ky i fundit preferoi që vetëm t’i shihte ata të dy dhe nuk komentoi asnjë fjalë. Qetsori dhe Olta nga ana tjetër nisën të flisnin me ngacmime dhe të hidhnin “kunja” për Luizin.

Ajo madje tha se nuk e do veten kur mërzitet “rrushi” i shtëpisë duke iu referuar Luizit. Komentin ironik, Olta e bëri duke qeshur, ndërsa Luizi nga ana tjetër nuk reagoi fare dhe preferoi të heshte.

Nga ana tjetër, Olta tha se do e bëjë Luzin “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje. “Spektakël kisha përgatitur për këtë muaj. Nuk di ç’kam përgatitur. E kam filluar që sot. Unë e bëj atë që të mos çohet nga krevati po nuk i jam futur”,-tha Olta. Ndërsa Luizi nuk komentonte fare, Olta i thoshte Qetsorit se ka ardhur Luizi për presion.

Por me pas Luizi dhe Kristi shikonin Jorin.

-Bah, ça trupi!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit