Home Aktualitet Vrasja e 8-vj...

Vrasja e 8-vjeçarit nga fqinji/Të rinjtë e fshatit: “Bëni mirë ta vrisni, mos e fusni në burg. Para ca vitesh ai ka përdhunuar dhe një vajzë të vogël”

706
0

Ngjara makabre ku komshiu rrëmben djalin 8 vjeçar të komshiut dhe e vret e me pas e gropos në oborrin e shtëpisë së tij, ka sjellë reagime të forta në komunitetin e fshatit.

Disa të rinj thanë për mediat: “Bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar se kam një vëlla të vogël vetë. Po të më ndodhte mua, s’do ta lija ta kapnin, por do ta vrisja vetë”, tha i riu.

Ndërkohë që familja kërkonte djalin 8 vjeç që në mëngjes, vrasësi shëtiste nëpër fshat. Më pas familja ka shkuar në polici duke kërkuar ndihmë dhe pas hetimeve kanë hyrë në oborrin e personit komshi me forca policie. Pas insistimit të policisë, sepse ishte person me probleme kriminale, ai ka pranuar se e ka groposur në oborr fëmijën e vogël.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit