Home Kronike Vrasja e Edmo...

Vrasja e Edmond Papës, kamera e një lavazhi ”tradhtoi” autorët e vrasjes

215
0

Andrew Bode, 44 vjeç i lindur në Berat dhe banues në Tiranë, është shpallur në kërkim si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa. Ai mban edhe një emër tjetër, por ky është identiteti i shënuar në Gjendjen Civile. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar.

Ai u filmua nga kamerat e një lavazhi afër vendngjarjes, teksa shfaqet me një makinë tip Audi, të cilën Albano Velo e dërgoi për ta larë. Andrew Bode ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një Smart të marrë me qira.

Pasi ka qëlluar mbi Edmond Papën, është larguar me Audin e drejtuar nga Velo. Kanë udhëtuar së bashku në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e Astirit. Më pas Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e Kodrës së Diellit.

Më 17 nëntor, ai ka marrë nga vendi i krimit Smartin që kishte lënë të parkuar. Policia dyshon se krimi mund të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikajt në atentatin me tritol të Qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Bode dhe Velo rezultojnë të kenë njohje me Sadikajn, por nuk është ende e qartë lidhja apo konflikti që mund të kenë pasur Sadikaj dhe Papa me njëri-tjetrin. Policia nuk përjashton edhe mundësinë që ata të jenë paguar për vrasjen e biznesmenit. /Tv Klan/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit