Home Aktualitet Vrasja e Mart...

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, asnjë gjurmë nga autorët. Policia në lëvizje

47
0

Kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, dhe Martin Bardhi u vra në mes të Rrëshenit, dhe krimi që ndodhi në shtator cenoi rëndë rendin dhe sigurinë publike. Kur ende nuk ka autorë për këtë krim, Policia është vënë sërish në lëvizje. Pas ndryshimit të strukturës drejtuese të Komisariatit të Policisë Mirditë, në këtë zonë janë dislikuar dhe dy grupe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës të cilët qëndrojnë përgjatë 24 orëve.

Patrullat e policisë lëvizin gjatë gjithë kohës në qytetin e Rrëshenit, ndërsa plani i masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike të cenuar rëndë gjatë viteve të fundit po drejtohet nga vetë shefi i ri i Komisariatit të Mirditës, Klodian Kondi.

59-vjeçari u vra në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.

Martin Bardhi ishte një person me precedent kriminal. Më 26 Mars të këtij viti u konfliktua me nipin e Kastriot Reçit, Saimirin. Vetëm një muaj më parë ai kishte lënë qelinë e paraburgimit, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë zbuti masën e sigurisë. Një muaj u ka mjaftuar autorëve për të realizuar planin e ekzekutimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit