Home Aktualitet Vrasja e Pjer...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj

330
0

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi sot me 7 vite burg Arbër Paplekaj, ish efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit.

Me vendimin e sotëm trupa e gjykuese e përbërë nga Fadri Islamaj, Enida Petri dhe Marsela Pepi ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite burg, duke i ulur 15 vite nga dënimi. Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga ‘vrasje në rrethana cilësuese’ në ‘vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 01.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:

1- Ndryshimin e vendimit nr. 347, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Elbasan.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Paplekaj për veprën penale “Vrasje e kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike”, të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal, në dëm të viktimës nga vepra penale P. Xh dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurve, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Deklarata e rreme para oficerit të policise gjyqesore”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 dhe 305/b të Kodit Penal.
4. Prishjen e vendimit nr. 347, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Shkalles së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe pushimin e çështjes vetem për të pandehurin Erion Balla, për shkak përjashtimi nga ndjekja penale në zbatim të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”‘ thuhet në vendimin e gjykatës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit