Home Aktualitet Vrasja makabr...

Vrasja makabre e shqiptares, hetimet në 2 pista

309
0

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri në Itali është me mister. Policia ka vënë nëpranga një 44-vjeçar si të dyshuar, por ngjarja e rëndë është thelluar edhe më tej.

Jo shumë larg vendit ku u gjet e pajetë shqiptarja, policia italiane ka gjetur një tjetër trup të pajetë i cili dyshohet se i përket një transeksuali. Polica gjeti edhe një makinë në të cilën kishte njolla gjaku. Dyshimet janë se vrasjet janë kryer nga një vrasës serial, por një pistë tjetër hetimi është zhdukja e dëshmitarit.

Vrasësi mund të ketë vrarë transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit. Gjithashtu po hetohet edhe bota e prostitucionit. Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit. Referuar hetimeve të deritanishme, shqiptarja është rrahur dhe më pas është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose pistoletë të kalibrit të vogël.

Trafikimi i vajzave shqiptare drejt Italisë, është një plagë e vjetër e shoqërisë që nisi nga vitet 90. Çdo vit sipas një raporti, vriten të paktën 10-15 prostituta shqiptare në Europë nga klientët e tyre apo bandat mafioze. Për shembull në Itali, 15 % nga 150 mijë prostituta, janë shqiptare, ka shkruar shtypi italian dhe francez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit