Home Aktualitet Vrau nënën, A...

Vrau nënën, Albi lihet në burg dhe pranon krimin. Avokati kërkon…

306
0

Paraditen e kësaj të marte, Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 24-vjeçarin, Albi Muhollarin i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Zeniat Muhollari 68-vjeç me qese plastmasi. Seanca e sotme u drejtua nga gjykatësi Gjergji Baçi me prokuroren e përgjithshme, Denisa Plaku. Avokati i të riut ka kërkuar që klienti i tij të shtrohet në spital psikatrik.

Gjatë seancës, prokurorja ka paraqitur të gjithë dinamikën e ngjarjes në bazë të hulumtimeve të marra prej grupit hetimor në vendngjarje ku bëjnë fajtor 24 vjeçarin studentin ekselent për vrasjen e nënës në Përmet.

Po ashtu mësohet se provat e shtruara nga prokurorja Plaku kanë zgjatur gati çerek ore. Nga ana tjetër, në dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari ka qenë pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar që gjyqtari Baçi të japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent.

24 vjeçari ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit