Home Aktualitet Vritet 37-vje...

Vritet 37-vjeçarja, trupi i pajetë gjendet pas 3 ditësh në një livadh. Policia: Motra denoncoi zhdukjen

554
0

Policia ka identifikuar viktimën e cila u gjet e vrarë me shenja dhune në një livadh në Shkodër. 37-vjeçarja është Leze Qosaj, pjesë e komunitetit rom. Policia thotë se motra e 37-vjeçares kishte bërë kallëzim më 18 maj për zhdukjen. Qosaj ishte larguar nga shtëpia më 8 maj, 23 ditë më parë. Leze Qosaj ka lindur në Tropojë dhe ishte banuese në Dobraç, Shkodër.

“Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit