Home Aktualitet Vritet biznes...

Vritet biznesmeni në Tepelenë, konflikte për konkurrencë

32
0

Tjetër vrasje ka ndodhur në vend, këtë herë në qytetin e Tepelenës pikërisht në lagjjen ”15 Shtatori”. Viktima biznesmeni Çajup Selimi, mbylli biznesin e tij rreth orës 21 të mbrëmjes , një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur këtu në banesën e tij rreth orës 21:15 minuta. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.

Më 13 korrik të vitit 2018, Selimi u transportua drejt spitalit të Gjirokastrës pasi ishte qëlluar me thika dhe leva në qendër të Tepelenës të cilët ai i pati denoncuar në atë kohë si persona që e kërcënonin vazhdimisht. Ai pretendoi në atë kohë se kishte marrë edhe katër denoncime të tjera.

Për këtë ngjarje të rëndë deri tani ka vetëm një të ndaluar si të dyshuar ndërsa policia dhe forcat speciale kanë rrethuar të gjithë zonën dhe janë në kërkim të personave pjesëmarrës në këtë ngjarje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit