Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ali Asllani dhe Ismail Kadare, dy kolosë të poezisë shqipe, një muzë, në kremten e “Vajzë Fest 2026”

Kultura E martë, 18 Gusht 2026 17:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Dita e dytë e festivalit “Fajzë Fest 2026” solli një nga ato mbrëmje që nuk kalojnë thjesht si një ngjarje artistike, por mbeten në kujtesë si një përjetim i rrallë, ngjyra më e hirshme e kremtimeve, një çast i epërm, kur poezia zbret nga faqet e librave të shndërruar në tempuj dhe bëhet frymë, zë, trup, dritë dhe emocion.

“Dy poetë, një Muzë” ishte një homazh poetik kushtuar dy kolosëve të letrave shqipe, Ali Asllanit dhe Ismail Kadaresë, dy emrave të mëdhenj që, ndonëse të ndryshëm në temperamentin krijues, në gjuhën poetike dhe në horizontet e tyre të përfytyrimit, i bashkon një e njëjta dashuri e pashtershme për fjalën shqipe, për tokën, njeriun, dashurinë dhe fatin e atdheut.

Nën regjinë ekselente të Driada Dervishit, poezia e tyre nuk mbeti rob i faqes së shkruar. Ajo u shndërrua në teatër, në tingull, në lëvizje, në heshtje dhe në emocion. Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Rozeta Ferri dhe Neritan Liçaj sollën në skenë një kolazh të zgjedhur nga krijimtaria e dy poetëve, duke ndërtuar një dialog të pazakontë mes dy universeve poetike, ku zëri i njërit nuk e zbehte tjetrin, por e ndriçonte me dritën e vezullimtë të shpirtit që mëkon fjala shqipe.

Në atë skenë, fjalët e Ali Asllanit dhe Ismail Kadaresë morën frymë. Vargu u bë i gjallë, personazhet e poezisë sikur dolën nga libri dhe u ulën mes njerëzve, ndërsa fjala shqipe dëshmoi edhe një herë se letërsia e madhe nuk është e mbyllur në kohën kur është shkruar. Ajo vazhdon të jetojë sa herë që një zë e shqipton, një aktor e mishëron dhe një zemër e dëgjon.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aulon Naçi e veshi këtë univers me tinguj, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të mëtejshëm emocional. Ndërsa performanca e Jasmina Dervishit, me këngën “Në Vajzë, dy poetë, një muzë”, e hapi natën me një drithërimë të veçantë, duke e kthyer këngën në një urë mes poezisë, kujtesës dhe vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mysafiri special i kësaj mbrëmjeje ishte poeti dhe studiuesi i njohur nga Kosova, Agim Vinca, prania e të cilit i dha aktivitetit një tjetër peshë intelektuale e kombëtare. Me përshëndetjen e tij, ai e zgjeroi hapësirën e kësaj feste të poezisë përtej kufijve të një vendi, duke e vendosur atë në hartën e përbashkët shpirtërore të kulturës shqiptare. Ndërsa Sadik Bejko, me praninë dhe fjalën e tij, i shtoi kësaj nate një tjetër shtresë të ndjeshmërisë dhe meditimit poetik.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 1 ore
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 9 orësh

Ishte një mbrëmje ku fjala shqipe dukej sikur kishte zgjedhur Vajzën për të festuar vetveten. Një mbrëmje ku poezia nuk ishte vetëm art, por kujtesë, jo vetëm kujtesë, por trashëgimi, dhe jo vetëm trashëgimi, por një amanet që kërkon të vazhdojë të jetojë te brezat që vijnë.

Pikërisht në këtë atmosferë u lançua edhe Çmimi “Ali Asllani” për poezinë, një nismë vjetore e Shoqatës “Vajzë”, që do t’i akordohet vëllimit poetik më të mirë me fokus te natyra dhe dashuria, dy prej motiveve themelore dhe më të ndritshme të krijimtarisë së poetit.

Ky çmim është shumë më tepër se një trofe. Është një akt kujtese dhe një formë e bukur vazhdimësie. Është përpjekja për ta nxjerrë emrin e Ali Asllanit nga monumenti i së shkuarës dhe për ta vendosur sërish në qarkullimin e gjallë të poezisë, pranë poetëve të rinj, pranë vargjeve që ende nuk janë shkruar, pranë atyre zërave që një ditë do të kërkojnë të thonë diçka të re për natyrën, dashurinë dhe njeriun.

Sepse poetët e mëdhenj nuk nderohen vetëm duke i kujtuar. Ata nderohen duke e bërë fjalën e tyre të pjellë fjalë të reja.

Trofeu, i ideuar nga arkitektja Kiara Asllani, mbesa e poetit, mbart në simbolikën e tij gjurmën e trashëgimisë poetike të Ali Asllanit dhe lidhjen e pazgjidhshme të poetit me vendlindjen. Në këtë mënyrë, edhe vetë çmimi bëhet një objekt kujtese, një simbol që lidh kohën e poetit me kohën e poetëve që do të vijnë.

Një tjetër çast i ndjerë i kësaj nate ishte përshëndetja e Ardian Asllanit, nipit të poetit, i cili e solli në skenë jo vetëm kujtesën familjare, por edhe atë dimension të çmuar të trashëgimisë që nuk shkruhet gjithmonë në libra, kujtesën e gjallë, rrëfimin e brezave, ndjenjën e përkatësisë dhe përgjegjësinë për ta mbajtur të ndezur një emër që tashmë i përket kulturës shqiptare.

Dhe kështu, në Vajzë, mes poezisë, muzikës, teatrit dhe kujtesës, Ali Asllani dhe Ismail Kadare u takuan sërish në një skenë të përbashkët. Dy poetë, dy botë, dy mënyra të ndryshme për ta parë dhe për ta përshkruar jetën, por një Muzë, gjuha shqipe.
Një Muzë që nuk plaket.
Një Muzë që nuk hesht.
Një Muzë që, për sa kohë do të ketë poetë dhe njerëz që besojnë te fjala, do të vazhdojë të këndojë hyjshëm.

Etiketat e lidhura

“Vajzë Fest 2026”albert vatajAli asllaniDaniel MuçakuIsmail KadareVAJZEFEST
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.