Home Kronike Zbardhet vras...

Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, Policia shpall në kërkim autorin

110
0

Një muaj nga vrasja e Briken Sanaj në zonën e “Kodrës së Diellit” në Kryeqytet, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një person.

Autori Vladimir Kola është shpallur në kërkim. Gjithashtu, në kërkim janë shpallur edhe 2 shtetasit nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi për përkrahje të autorit dhe moskallëzim krimi.

Briken Sanaj u qëllua me kallashnikov dhe humbi jetën nga plagët e marra, teksa po transportohej për në spitalin e Traumës nga miqtë e tij.

39-vjeçari nuk rezultonte me precedent penal. Ai njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj. Makina e autorit u gjet disa minuta pas ngjarjes në Qafë Kashar, së bashku me armën e krimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit