Home Sporti Zbulohet kush...

Zbulohet kush ishte shqiptari që hyri në fushë në “Bernabeo” me flamurin kuqezi dhe që përqafoi Benzema-n

1677
0

Real Madrid ia doli të siguronte një biletë për në finalen e Champions League mbrëmjn e djeshme, pas fitores spektakolare ndaj City-it pa s 120 minutash lojë.

Në fushën e “Santiago Bernabeut” u shpalos edhe flamuri shqiptar. Një tifoz shqiptar u shpëtoi rojeve të sigurisë dhe vrapoi në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit. Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur. Ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit