Home Aktualitet Zbulohet një ...

Zbulohet një altar romak në Kalanë e Vuçakut në Drenas

41
0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se në Kalanë e Vuçakut në Drenas është ekipi i ekspertëve të arkeologëve që kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shekullit III, pas Krishtit.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky është një zbulim tejet i rëndësishëm.

“Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, ka shkruar ministri Çeku. /Telegrafi/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit