Home Aktualitet Zëdhënësja e ...

Zëdhënësja e fushatës së Këlliçit, Bardhi: Bulevardi i Ri, mashtrimi i radhës i Veliajt

41
0

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë“ për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, Silvi Bardhi reagoi sot lidhur me deklaratën e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për projektin e Bulevardit të Ri.

Bardhi shprehet se “në 2015 kërkoi votat për mandatin e parë si kryebashkiak, duke premtuar se Bulevardi i Ri do të ishte një park. Pas 8 vitesh, kur kërkon mandatin e 3-të, pohon se përqëndrimi më i madh i lejeve të ndërtimit është pikërisht te zona e Bulevardit të Ri”.

“Parku u shndërrua në një pyll, jo me pemë por me kulla. Fëmijët kanë nevojë për parqe, jo për beton e kulla”, deklaroi Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit