Home Aktualitet Zjarri në Dhë...

Zjarri në Dhërmi, policia: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike në linjën e tensionit të lartë

22
0

Policia ka reaguar pas zjarrit me përmasa të mëdha që ka rënë në një sipërfaqe me bimësi në Dhërmi, duke bërë të ditur se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në linjën e tensionit të lartë.

“Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, mbyllet njoftimi i policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit