Home Aktualitet Zjarri në Llo...

Zjarri në Llogara, njoftim i rëndësishëm për qytetarët: Nuk duhet të kaloni në këtë rrugë

45
0

Qytetarët duhet ta shmangin kalimin në rrugën e qafës së Llogarasë, për shkak të zjarrit që ka përfshirë zonën.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thekson se për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë.

Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit