Home Aktualitet Zv/kryeminist...

Zv/kryeministrja Balluku në Londër, fton të rinjtë të kontribuojnë pranë Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës

26
0

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe drejtuesja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës Ledi Imeraj u takuan në Londër me të rinj nga Shqipëria.

Kjo u bë për të biseduar mbi mundësitë e angazhimit të tyre pranë Agjencisë, si një potencial i rëndësishëm për zhvillim e vendit. Balluku bëri të ditur se këta të rinj që kontribuojnë në jetën ekonomike e sociale në Londër janë edhe një aset i jashtëzakonshëm për të kontribuar në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës.

Drejtuesja e Agjencisë, Imeraj theksoi se ata mund të angazhohen përmes një platforme qoftë në kohë të plotë, apo të pjesshme. “Kemi mundësinë për të thithur trurin e shqiptarëve që kanë një eksperincë të jashtëzakonshme”, theksoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit