Malindi, Manuka…edhe “gardiani” Fabio Gjonikaj kthehet te Tërbuni
Skuadra që këtë vit luan për herë për të parë në historinë e vet në Kategorinë Superiore, e ka marrë seriozisht garën teksa ka bërë disa blerje të bujshme. Prezantohet zyrtarisht blerja më e Tërbunit të Pukës, portieri 20 vjeçar i ardhur nga Partizani, Fabio Gjonikaj, i cili rikthehet në ekipin vendlindjes së tij, duke mos fshehur entuziazmin: “E ndiej detyrim moral për të dhënë kontributin tim për ekipin e vendlindjes. Që në moshën 14- vjeçare, unë kam nisur karrierën time, duke kontribuar për Partizanin dhe shpresat e kombëtares. Kam nënshkruar një kontratë me Tërbunin dhe jam shumë i lumtur që po kthehem në vendlindjen time,” – theksoi ai gjatë prezantimit. “Vij në një skuadër me pretendime të qarta dhe me objektiva mjaft serioze për sezonin e ardhshëm futbollistik. Pa dyshim që do ta jap kontributin tim për ta çuar Tërbunin aty ku dëshirojnë të gjithë të jetë. Është një lëvizje, që në fakt e prisja prej kohësh dhe ndihem i qetë.” Por Gjinikaj e di se nga konkurrenca nuk do ta ketë të lehtë të zërë një vend titullar në ekip. – “ Në skuadër ka edhe portierë të tjerë të afruar dhe dihet se ka konkurrencë. Mirëpo, mua kjo gjë nuk më tremb aspak, përkundrazi më jep forcë të vazhdoj përpara dhe nuk ka rëndësi se kush do ta mbrojë portën si portier i parë apo i dytë. Ajo çka është më kryesorja, është të mbrohet me dinjitet dhe të ecë me rezultate pozitive kjo skuadër. Do të jap gjithmonë maksimumin tim, ashtu siç kam bërë në skuadrat që kam luajtur. Drejtuesit e klubit janë të bindur në projektet e tyre dhe po ndërtojnë një ekip konkurrent,” – shprehet ai.
Skuadra e sapo-ngjitur në Kategorinë Superiore, Tërbuni realizon edhe dy goditje të tjera një ditë më parë, me Enco Malindin dhe Gentian Manukën. Edhe dy futbollistë të tjerë i janë shtuar organikës së Tërbunit prej ditës së djeshme. Sulmuesi Malindi dhe mesfushori Manuka kanë arritur akordin me administratorin Frroku dhe kësisoj do të jenë në dispozicion të trajnerit Nikaj për sezonin e ri futbollistik.