Home Sporti 127 milionë e...

127 milionë euro për Enzo Fernandez, mbërrijnë dy oferta te Benfica

341
0

Enzo Fernandez ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Botës në Katar. Kampioni i Botës me Argjentinën luan në Portugali te skuadra e Benficës, por e ardhmja shihet larg Lisbonës, pasi kanë ardhur dy oferta joshëse.

Rui Costa ka zbuluar se për të kanë ardhur dy oferta me vlerë 127 milionë euro, por identiteti i klubeve nuk është zbuluar. Kaq në fakt është dhe kërkesa e Benfica-s për ta lënë të lirë.

Dëshira e presidentit është që ai ta mbyllë sezonin me “Shqiponjat” dhe më pas të lihet i lirë për të vijuar karrierën në ndonjë skuadër të madhe. Liverpooli dhe Real Madridi kanë qenë dy skuadra që janë përfolur shumë për një interesim për Fernandez. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit