Home Aktualitet 1466 gjoba pë...

1466 gjoba për parkim të gabuar, ministri Balla: Tani edhe do të bllokohen

33
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të parkojnë në vendet e parashikuara për parkim, në të kundërt makina e tyre do të bllokohet dhe largohet me mjetet të posaçme nga vendi ku gjendet i parkuar.

Balla bën me dije se Policia Rrugore ka vendosur 1466 gjoba për qëndrim të gabuar, 41 gjoba për parakalim të gabuar dhe 113 gjoba për mos respektim të sinjalistikës. Sipas Ballës, këto fenomene krijojnë edhe trafik, kësisoj ai paralajmëron dhe heqjen me makineri të specializuar të mjeteve të parkuara gabim dhe bllokimin e tyre.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor.

Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk.

Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, shkruan Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit