Home Aktualitet 151 viktima n...

151 viktima në aksidente në 9 muaj, ekspertët tregojnë shkaqet kryesore

27
0

151 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë dhe kjo për një periudhë 9-mujore. Instituti i Statistikave raporton për 1024 aksidente të ndodhura në periudhën Janar-Shtator të këtij viti, një rritje prej 13.4% me të njëjtën periudhë të 2020-ës. Për ekspertët e sigurisë rrugore, përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesit e automjeteve.

“Parakalimi i gabuar është një nga shkeljet më kryesore të qarkullimit rrugor është një nga shkeljet më të rënda. E dyta, përdorimi i alkoolit, përdorimi i celularit, shpejtësia e tejkaluar edhe në zonat e banuara mbi 40,50km në orë. Unë shikoj shumë të rrezikshme në Tiranë edhe përdoruesit e mjeteve të vogla, sidomos të delivery, po ashtu problemi i këmbësorëve është një problem më vete”.

Eksperti Fatmir Hasho e sheh si një masë ndërgjegjësuese për parandalimin e aksidenteve “testin e idiotit” i cili ende nuk është venë në zbatim. Gjatë 9 muajve numri më i lartë i aksidenteve u shënua nga grup-mosha 25-34 vjeç, ku dhe qarqet më problematike janë Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit