Home Aktualitet 15580 euro të...

15580 euro të padeklaruara, kapet 30 vjeçari në Kapshticë

669
0

Policia kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore bëjnë me dije se kanë ndaluar një 30 vjeçar shqiptar në dalje të Shqipërisë pasi po transportonte një sasi të konsiderueshme eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç u gjetën dhe 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit