Home ShowBiz ”16 vit...

”16 vite më parë humba nënën”, Rozana Radi e shokuar nga video e Megi Pojanit: Nuk je mirë mendërisht

2365
0

Video e moderatores Megi Pojani në varrin e stërgjyshes së saj ka sjellë reagime të forta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga figura të njohura të showbizit.

Këngëtarja Rozana Radi e cila tregon se si sot 16 vite më parë ka humbur nënën dhe kjo video e Megit e ka tronditur. Ajo thotë edhe se moderatorja nuk është mirë mendërisht pasi një person me mendje të kthjellët dhe me një arsye të fortë nuk i bën këto veprime.

“Nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shikoj në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza e cila më ka shokuar më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje njeriu të bëjë për pak famë, nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk gjej fjalë, mo Megi Pojani të ruajt Zoti mendt e kokës sepse mendoj se ti nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme”, dëgjohet të thotë Rozana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit