Home Aktualitet 180 pula të i...

180 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve, zonë karantine gjithë fshati

17
0

Një fermë me 180 pula të infektuara me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Garunjë të Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar.

Njoftohet se zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi Veterinar bën thirrje për kujdes nga ana e banorëve. Bëhet me dije ndër të tjera se pulat janë groposur për të zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti.

Në një intervistë për mediat, Fatmir Ozuni, nga shërbimi veterinar në Elbasan thotë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vatra të tjera të reja.

‘Shërbimi qarkut veterinar ndodhet në një punë intensive për të përballuar situatën e Gripit të Shpendëve. Kryesisht në bashkinë Peqin, në fshatin Garunjë të Vogël në një fermë është konstatuar përhapja e gripit të shpendëve dhe është kqyrur situata.

Morëm masa menjëherë, siç ishin shpallja e zonës ku është përhapur gripi në zonë karantine të të gjithë fshatit, ku u groposën të gjithë shpendët dhe u dogjën ndërkohë që u dezinfektua ambienti dhe sot po punojnë të gjithë veterinerët e shërbimit. Përpos punëve të tjera monitorojnë çdo ditë ferma, po bëhet për të parë ku e kemi gjendjen e dhe situatën është nën kontroll dhe nuk kemi vatra të reja.’- tha Ozuni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit