Home Aktualitet 2 makina përf...

2 makina përfshihen në aksident, bashkëshorti në gjendje të rëndë. Gruaja humb jetën

65
0

1 grua ka humbur jetën e ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u përfshinë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të diele në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”.

Viktima është identifikuar si Dhoksi Mango nga Përmeti 40 vjeçe, e ndërsa ka mbetur i plagosur Ledian Ibrahimi i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastër. E plagosur ka mbetur edhe një tjetër pasagjere, ende e paidentifikuar.

“Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.  Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit