Home Aktualitet 2 reagime në ...

2 reagime në 24 orë për ”Bukën”, Ahmetaj: Po më bëhet gjyq popullor

32
0

Që nga momenti kur SPAK-u ngriti një akuzë të re, ku konstatohet se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te 5 Maji. Pa kaluar 24 orë nga reagimi i parë, këtë të enjte Ahmetaj pretendon se po i bëhet një gjyq popullor.

Nga arratia ku ende nuk dihet se ku është, Ahmetaj ndalet tek akuza se ka shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë Lekësh, duke pretenduar se një strategji që e nxjerr atë si “Dele të Zezë” po aplikohet nga mediat e financuara nga inceneratorët, SPAK dhe politika.

Ish-numri dy i qeverisë referuar deklaratës në mediat të kreut të SPAK, Altin Dumani, mbi “surprizat në dosjen Ahmetaj”, shpreh dyshime për kontamimin e Prokurorisë së Posaçme nga strategjia kundër tij.

Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK-un.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit