Home Bota 200 kg kokain...

200 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori gjigant

96
0

Një organizatë ndërkombëtare droge është shkatërruar në Spanjë, duke vënë në pranga 18 persona të cilët ishin përfshirë në një rrjet që shpërndante lëndë narkotike në të gjithë Europën.

Gjatë operacionit u zbulua dhe një laborator gjigant drogë, i cili kishte të punësuar ekspertë nga Kolumbia dhe Meksika, ku mendohet se prodhoheshin 200 kg kokainë çdo ditë.

Në operacionin ku u përfshinë dhe policia e Portugalisë dhe Kolumbisë u sekuestruan dhe 1300 kg pastë kokainë dhe 151 kg kokainë e pastër. Pjesa më e madhe e arrestimeve u krye në rajonin e Galicisë, ndërkohë që operacioni u shtri në të gjithë territorin e Spanjës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit