Home Aktualitet 21 Janari, Br...

21 Janari, Braçe: Prokuroria e Tiranës mban dosjen peng e nuk shpall moskompetencë!

38
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe bën thirrje për drejtësi për katër viktimat e 21 janarin, të cilët u qëlluan në vitin 2011 nga plumbat e shtetit gjatë protestës të organizuar nga asokohe nga PS kundër qeverisë Berisha.

Pushkatim pa gjyq e quan Braçe vrasjen e katër protestuesve, ndërsa thotë se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje.

Braçe thotë se Prokororia e Tiranës po e mban dosjen peng dhe se nuk shpall as moskompetencë.

Postimi i plotë

Gjaku nuk është ujë! Gjaku nuk behet ujë! Gjaku duhet të bëhet drejtësi! 21 janari nuk është një dite e zakonshme. Është një dite e përgjakshme!

Shteti, qeveria, forca te armatosura dhe nen komande te saj, ne një zinxhir urdhrash në zinxhirin komandues të shtetit, pushkatuan pa gjyq, përmes përdorimit te forcës vdekjeprurëse, katër protestues-Ziver Veizin, Hekuran Deden, Faik Myrtajn, Aleks Nikën, protestues paqësor e te pa armatosur!

Edhe ky vit nisi pa drejtësi për ta! Vjet Gjykata e të Drejtave te Njeriut, vendosi ti kërkojë drejtësisë shqiptare-hetim të plotë dhe efektiv të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje! Asgjë nuk ka ndodhur!

Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit.

Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha!

Ndërkohë; po minon çdo përpjekje ne këtë vend për te patur drejtësi të drejte, të barabartë dhe efektive! Është e thjeshte; të shkojë kush te dojë ne burg, nëse nuk hetohet zinxhiri komandues i shtetit, përfshirë ne vrasjen e katër protestuesve ne 21 janar, ky vend mund te ketë gjithçka, por jo drejtësi”, shkruan Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit