Home Aktualitet 21 përdhunime...

21 përdhunime në 9 muaj në Shqipëri, prej tyre 8 të mitur

163
0

Shqipëria vijon të jetë një vend ku liria e fëmijëve ë dhe të minorenëve është e cënuar nga monstrat që i shohin si objekte seksuale. Në 9 muajt e parë të vitit janë denoncuar 102 raste të tilla. Ngjarjet e fundit kanë qenë vërtetë traumatike dhe tronditëse për opinionin publik, por në gjuhën e shifrave rastet e abuzimit seksual të denoncuara deri tani në 2021 janë thuajse të përafërta me ato të 6 viteve të fundit.

Vetëm sot u denoncuan 2 raste, konkretisht në Vlorë dyshohet se xhaxhai ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 11-vjeçare, ndërsa në Sarandë një 13-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion, ku një kryepolic u arrestua në flagrancë.

Në Gjirokastër prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën. Në Pogradec, drejtori i një shkolle 9-vjeçare dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij.

Për të parandaluar këtë fenomen në Kuvend ndodhet drafti për krijimin e një regjistri kombëtar të dhunuesve, ndërsa sot u marshua në Tiranë kundër dhunës ndaj të miturve, ku shoqëria civile ngriti zërin për të mbrojtur fëmijët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit