Home Aktualitet “24 mijë dosj...

“24 mijë dosje të hequra”, kreu i Gjykatës së Lartë: Çështjet me interes publik kanë përparësi

26
0

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një konferencë për mediat, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku tha se çështjet me interes publik janë trajtuar dhe kanë më shumë përparësi sesa çështjet e individëve.

Ai shtoi edhe se është për tu vlerësuar fakti se janë hequr rreth 24 mijë dosje dhe nëse hiqen edhe dosjet e viteve 2017-2018, puna e gjyqtarëve do të jetë më e lehtë. Megjithatë, Sadushi tha se vonesat e tepruara janë të pajustifikueshme.

“Çështjet me interes publik janë trajtuar me përparësi. Duke parë në balancë këtë situatë mes individitet dhe çështje me interes, Gjykata e Lartë i trajton me përparësi. Do synojmë cilësi dhe kjo do shkojë në kurriz të sasisë. Duke pasur parasysh jemi trup me 18 gjyqtare, ritmi do të jetë shumë më i lartë.

Të gjitha çështjet që kanë impakt publik, do kenë përparësi në shqyrtim. Kemi arritur të heqim 24 mijë çështje, jam i bindur që do duhet një 2 vjeçar për shqyrtimin e dosjeve të depozituata. Nëse arrimë të heqim fluksin më të madh të dy viteve, 2017 dhe 2018, çështjet e tjera do kalojnë më shpejt.”-tha Sokol Sadushi gjatë konferencës për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit