Home Aktualitet 24 orë në Kuv...

24 orë në Kuvend për të vërtetat e ”McGonigal”

78
0

Të vërteta të mëdha pritet të rrëfejë kryeministri Edi Rama në mocionin me debat që do të zgjasë 24 orë në sallën e Parlamentit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ata si grup mezi po e pret mbajtjen e mocionit për të thënë disa të vërteta para shqiptarëve.

“Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë për këto histori. PS dhe grupi i saj parlamentar kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë. Në rastin në fjalë ka qenë ndër të paktat që ka pasur komision hetimor dhe ka rezultuar me raport. Ka pasur dhe një tjetër komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH për të cilin taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 418 milionë euro. Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund se shqiptarët duan që këto çështje të hetohen me paanshmëri dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Balla është pyetur nga gazetarët rreth asaj që flitet për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Balla thotë se kanë votuar një raport të komisionit hetimor parlamentar ndërsa thekson se nuk do të pengojnë punën e drejtësisë.

”Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë për këto histori. PS dhe grupi i saj parlamentar kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë. Në rastin në fjalë ka qenë ndër të paktat që ka pasur komision hetimor dhe ka rezultuar me raport. Ka pasur dhe një tjetër komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH për të cilin taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 418 milionë euro. Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund se shqiptarët duan që këto çështje të hetohen me paanshmëri dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit