Home Bota Shefi i &#821...

Shefi i ‘OpenAI’ Sam Altman jep dorheqjen për t’iu bashkuar Microsoft-it

130
0

Sam Altman po i bashkohet Microsoft-it, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë, duke i dhënë fund spekulimeve se ai mund të kthehet në OpenAI vetëm 48 orë pas largimit të tij kaotik.

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, shkroi në X, se zoti Altman do t’i bashkohej Microsoft-it për të udhëhequr “një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Ndërkohë, ish-CEO i “Twitch Emmett Shear” do të bëhet shefi i ri i përkohshëm i OpenAI.

Duke shkruar në X, ai e quajti si një “mundësi një herë në jetë”.

Por ai shtoi se mënyra sesi Altman ishte shkarkuar ishte “trajtuar shumë keq” dhe “dëmtoi seriozisht besimin tonë”.

Z. Altman, 38 vjeç, ndihmoi në nisjen e firmës – më i njohur për krijimin e botit popullor ChatGPT – dhe është bërë një nga figurat më me ndikim në hapësirën e inteligjencës artificiale gjeneruese (AI) me rritje të shpejtë.

Kështu, kur bordi e shkarkoi atë të premten, pasi tha se kishte humbur besimin tek ai, ai shkaktoi valë tronditëse në industri dhe shkaktoi një seri kaotike ngjarjesh.
Një numër i bosëve të Silicon Valley ofruan mbështetje, duke përfshirë ish-shefin ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, i cili e quajti zotin Altman “një heroin tim” dhe pati një reagim të ashpër nga investitorët, duke nxitur spekulime se zoti Altman madje mund të rikthehet në detyrë.

Në vend të kësaj, edhe pse zoti Altman po i bashkohet Microsoft-it i cili ka investuar miliarda në krijuesin e ChatGPT.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit