Home Aktualitet 26 emigrantë ...

26 emigrantë drejt BE-së, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Korçë

32
0

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 58-vjeçarin me iniciale V.K banues në Durrës, pasi u kap duke transportuar drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës, 26 emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se pas hetimeve 2-mujore është finalizuar operacionin policor i koduar “Midnight 23” ku janë sekuestruar furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë.

“Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit