Home Aktualitet 30 Qershori, ...

30 Qershori, Kushtetuesja vendos me 2 nëntor për vlefshmërinë ose jo

130
0

Gjykata Kushtetuese do të vendosë më 2 nëntor për vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Kushtetusja u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të atyre zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.

Kushtetuesja para se të vendoste mbi këtë çështje kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias. Komisioni nga ana e tij vlerësoi se Kushtetuesja nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve

“E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikoje cënimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në levë të partive për të bllokuar zgjedhjet; e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cënohet as me justifikimin e pluralizmit”.

Edhe pse në konkluzionin e mëparshëm për veprimtarinë e Presidentit shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk konsiderohet shkelje e rëndë kushtetuese, Venecia këtë radhë shton se dhe Kreu i Shtetit nuk mund të anulonte votimet e 30 qershorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit